25 – 27 gusht 2017

Me ftesë të Xhematit Mysliman Ahmendia të Shqipërisë, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, së bashku me anëtarin e këtij komiteti, z. Servet Gura, mori pjesë në aktivitetin e 42-të vjetor (Xhelsa Salana) e Xhematit Mysliman Ahmendia të Gjermanisë, të organizuar në Karlsruhe, në datat 25 – 27 gusht 2017.

Në këtë event të rëndësishëm fetar, mori fjalën Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, në të cilën ajo e përgëzoi Xhematin Mysliman Ahmedia të Gjermanisë për organizimin e tij dhe përcjelljen e mesazheve të paqes, nëpërmjet motos: “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, shumë domethënës në situatën e brishtë që përjeton bota sot.

Në 28 gusht, delegacioni shqiptar zhvilloi një takim me udhëheqësin botëror të Xhematit, Hazret Mirza Masrur Ahmed, ku u bisedua mbi tematika të ndryshme lidhur me këtë besim dhe rolin e tij në dialogun ndërfetar botëror, si dhe në parandalimin e shfaqjeve ekstremiste.

IMG_6527 IMG_6487 (1)20170828_110313 - 2