9 nëntor 2017

Përfaqësues të KSHK-së morën pjesë në Konferencën e mbajtur me rastin e 500 vjetorit të Reformacionit. Ky aktivitet përkoi me momentin historik kur Martin Luteri paraqiti tezat e tij për reformimin e Kishës katolike dhe kontribuoi në shpalljen e Kishës së parë Protestante në shekullin XVI. Me këtë rast, e mbajtën fjalën Kryetari i VUSH-it, Pastor Ylli Doçi, Sekretari i Përgjithshëm i tij, Pastor Ergest Biti, studiues, besimtarë, etj.