15 janar 2018 -

Në datë 15 janar 2018, me ftesë të Nuncit Apostolik në Tiranë dhe rektorit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Znj. Aliko u ftua në  prezantimin e Mesazhit të Paqes së Papa Françeskut me temë:

“Emigrantë dhe Refugjatë; burra dhe gra në kërkim të paqes”.

Në këtë prezantim, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti e Republikës, Z. Ilir Meta, u theksua roli i rëndësishëm i emigrantëve në jetën kulturore, ekonomike, shoqërore, rritjen demografike të vendeve pritëse dhe domosdoshmëria e promovimit të eksperiencave të jetës që ata sjellin dhe e integrimit të tyre në shoqëri.