5 prill 2018

Parandalimi dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, që çojnë në terrorizëm në institucionet e privimit të lirisë, si dhe Shërbimit të Provës në Shqipëri, ishin në fokus të Konferencës së organizuar sot nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qendrën e ekstremizmit të dhunshëm, si partnerë kryesorë në trajtimin e një çështjeje të tillë të rëndësishme.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Florida Jahollari dhe z. Lirim Neziraj.