20 mars 2019
Anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Lirim Neziraj dhe z. Artan Kosti ishin të pranishëm në Simpoziumin Ndërkombëtar të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve “Bektashizmi në Ballkan, historia e djeshme dhe sfidat e sotme”, të organizuar në mjediset e Selisë Bektashiane në Tiranë.
Në këtë simpozium, të organizuar nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u vunë në dukje vlerat e rëndësishme shpirtërore të të djeshmes e të sotmes së tarikatit bektashian.