2 tetor 2019

Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi Konferencën me temë “Radiot fetare në gjuhën shqipe”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të qeverisë, deputetë, drejtues të institucioneve publike, përfaqësues të bashkësive e radiove fetare, si dhe studiues të medias.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm, mori pjesë Anëtari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Servet Gura, ku u diskutua mbi vlerat dhe kontributin e mediave fetare, vecanërisht të radiove fetare, në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme në vend.