25 nëntor 2017 Me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit, anëtari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Servet Gurra, mori pjesë në simpoziumin me temë: “Kontributi i prijësve mysliman në shtetformimin e shtetit Shqiptar”, të organizuar nga Myftinia e Fierit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Nënkryetari i KMSh-së, z. Bujar Spahiu, Myftiu i Fierit, z. Taulant Bica, Nënkryetarja e Bashkisë së Fierit, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Fierit, përfaqësues të komuniteteve fetare, historianë, myftinj të rretheve, intelektualë e qytetarë të ndryshëm.

Në qendër të konferencës ishte evidentimi i rolit të rëndësishëm të rilindësve shqiptarë, mes të cilëve prijës myslimanë, që punuan e kontribuan në krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe në formësimin e vetëdijes kombëtare të popullit tonë.

Pas fjalëve përshëndetëse, pjesëmarrësit ndoqën një dokumentar mbi historikun e KMSH-së dhe prijësve myslimanë, si dhe një ekspozitë me figurat e njohura të klerit mysliman shqiptar.

Fier, 25 nentor 2017 (18)  Fier, 25 nentor 2017 (11)  Fier, 25 nentor 2017 (4)