Besimtarët dhurojnë gjak

 

Tiranë, 19 shtator 2014 – Komiteti Shtetëror për Kultet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën e Dhurimit të Gjakut, ndërmorën nismën për sensibilizimin e besimtarëve të feve të ndryshme në Shqipëri për dhurimin e gjakut.

35 të rinj, pjesëtarë të bashkësive të ndryshme fetare, si Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, studentë të shkollës së lartë BEDËR, përfaqësues të shoqatës KARITAS, besimtarë ortodokse, bektashi e protestantë, dhuruan gjak në ambientet e Komitetit Shtetëror për Kultet, një akt ky, human, që u vjen në ndihmë pacientëve që kanë nevojë. Me këtë veprim, ata kontribuan për të ndihmuar në plotësimin e rezervave të gjakut, pasi Banka e Gjakut me rezervat e saj nuk po përballon dot fluksin dhe nevojat e pacientëve.

“Dua të falënderoj përfaqësuesit dhe besimtarët mysliman, ortodoks, katolik, bektashi dhe ata protestant. Shpresoj që kjo fushatë të shtrihet në të gjitha objektet e kultit, në xhamitë dhe kishat e tjera në rrethe”, tha Ilir Hoxholli, Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet.

Shpresojmë që kjo nismë t5 shtrihet në të gjithë vendin.

dhurimi 9 faqe    Dhurimi 8 faqe