Komiteti Shtetëror për Kultet, së bashku me Bashkësitë Fetare, duke marrë shkas nga dy ngjarje të rënda të krimit brenda familjes -ajo e Fushë-Kuqes dhe e Peshkopisë-, dënojnë me forcë këto akte  dhe çdo formë tjetër të krimit apo dhunës brenda familjes, të cilat cenojnë rëndë familjen dhe jetën e individit, si e drejtë kushtetuese dhe hyjnore.

Ne besojmë se familja është bërthama e shoqërisë, shkolla e vlerave dhe e dashurisë dhe si e tillë, duhet të bëjmë çmos që ta mbrojmë atë nga krimi dhe dhuna. Jeta është dhuratë e Zotit dhe si e tillë askush nuk ka të drejtë ta cenojë apo ndërpresë atë.

Përtej këtyre ngjarjeve të rënda, ne theksojmë se familja është institucioni i vetëm ku buron jeta dhe dashuria, prandaj të gjithë duhet ta  mbrojmë me forcë këtë institucion kaq të rëndësishëm duke  sjellë në vëmendjen e shoqërisë se dhuna kurrsesi nuk mund të jetë zgjidhja e problemeve në familje.

 

Deklaratë e përbashkët për Shtyp                                                   29.05.2014

 Komiteti  Shtetëror për Kultet dhe Bashkësitë Fetare:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Katolike në Shqipëri

Kryegjyshata Botërore Bektashiane

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë