22 mars 2017

Për Festën e Sulltan Novruzit u zhvilluan sot një sërë aktivitetesh në Selinë Qendrore të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Krahas fjalëve përshëndetëse të Kryegjyshit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhe të të ftuarve të tjerë, atmosfera festive e këngëve dhe valleve i dha një ngrohtësi të veçantë besimtarëve bektashianë dhe të pranishmëve në këtë aktivitet, mes të cilëve ishin dhe përfaqësues të KSHK-së.