Me rastin e festës së 1 Qershorit, Komitetit Shtetëror për Kultet në bashkëpunim me stafin e Albtelecomit, shpërndau disa dhurata në dy jetimore të Elbasanit. “Ne erdhëm këtu për dy arsye, së pari, kjo festë u përket fëmijëve dhe, së dyti, ne shfrytëzojmë rastin për të risjellë në vëmendjen e shoqërisë nevojën e vazhdueshme qe kanë këta fëmijë për të festuar dhe buzëqeshur… Çdo fatkeqësi e tyre është dhe e jona, ndaj dhe prioritet për ne, mbeten jetimët dhe njerëzit në nevojë”,  u shpreh deklaratën e tij për mediat, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kulteve, z. Hoxholli.

Me nismën e Komitetit Shtetëror për Kultet, Albtelecomit dhe Drejtorisë së Sherbimit Social në Elbasan, u shperndanë 70 pako me veshje dhe lodra në dy qendra jetimore. Kryetari Komitetit Shtetëror për Kultet falenderoi Albtelecomin dhe Drejtorinë e Sherbimit Social Elbasan për gatishmërinë e treguar për ta bërë këtë ditë të veçantë për fëmijët jetimë…