28-29 tetor 2019

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe Anëtarë të Komitetit, organizuan një pritje dy-ditore për Komisionin për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet, të Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Z. Darijan Sotirovski.
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe ndërajonal, mes dy delegacioneve u bisedua për çështje të legjislacioneve përkatëse mbi fenë dhe mbi organizimin e një rrjeti të përbashkët bashkëpunimi mes homologëve.
Gjithashtu, u oganizuan takime pune me përfaqësues të bashkësive fetare dhe u kryen vizita në Muzeun e Artit Mesjetar, në Kishën e Ristozit dhe Xhaminë e Mirahorit, në Korçë.

1

2

3

4