Tiranë, 30 shtator 2015 – Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Dizdari, pati një takim me Nuncin Apostolik, Monsinjor Ramiro Moliner Ingles.

Në takimin e realizuar në Ambasadën e Selisë së Shenjtë, Kryetari i Komitetit, i shprehu mirënjohjen Nuncit Apostolik, Shkëlqesisë së Tij Monsinjor Ramiro Moliner Ingles, për kontributin e veçantë e të çmuar në forcimin e lidhjeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, për kontributin shumë të rëndësishëm që ai dha në realizimin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë dhe organizimin e aktivitetit Ndërkombëtar  “Lutja për Paqe 2015”, si dhe për kontributin e dhënën në promovimin e harmonisë fetare të shqiptarëve.

Nga ana e Tij, Nuncit Apostolik, Imzot Inglés, e falenderoji z. Dizdari për vizitën dhe u shpreh se ai është i angazhuar për rritjen dhe thellimin e ashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Në këtë takim, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet shoqërohej nga anëtari i Komitetit z. Rrok Logu.

Slider 1  xxx  Lajm xxx