21 Tetor 2015

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, zoti Ilir Dizdari dhe anëtarja e Komitetit znj. Florida Jahollari, zhvilluan një vizitë punë në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë (VUSH). Në këtë takim, ata u pritën nga Kryetari i VUSH, Pastor Ali Kurti, si edhe Sekretari i Përgjithshëm, Pastor Akil Pano.

Z. Dizdari, vlerësoi punën e deritanishme të Vëllazërisë Ungjillore, ku përvec aspektit fetar ai theksoi dhe veprimtarinë e organizatave dhe kishave të saj në punën arsimore dhe në ndihmë te shtresave të caktuara shoqërore.  Gjithashtu, gjatë takimit, Kryetari, përmendi rëndësinë e marrëveshjes dhe punën e përbashkët për zbatimin e saj.

Pastor Ali Kurti, e uroi z. Dizdari  për detyrën e re. Ai vlerësoi institucionin që ai përfaqëson si dhe punën e bërë deri tani nga Komiteti.  VUSH do të vijojë të bashkëpunojë me Komitetin në projekte të përbashkëta. Gjiithashtu zoti Kurti, theksoi se mbeten për të diskutuar disa çështje në lidhje me zbatimin e marrëveshjes, ligjin për financimin e bashkësive fetare etj.

DSC_0442  DSC_0450