16 tetor 2015

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, zoti Ilir Dizdari dhe anëtari i Komitetit zoti Artan Kosti, bënë një takim pune në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Në këtë takim ata u pritën nga kreu i saj, Fortlumturia e Tij Anastas.

Z. Dizdari shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga Kisha Ortodokse si në planin shpirtëror ashtu edhe atë shoqëror dhe kërkoi vijimin e bashkëpunimit me KOASH-in, përmes veprimtarive dhe projekteve të përbashkëta.

Nga ana e Tij, Fortlumturia e Tij Anastas, uroi zotin Dizdari për detyrën e re dhe shprehu vlerësimin për Komitetin Shtetëror për Kultet si një institucion shtetëor të cilin e respektojnë. Gjithashtu ai tha se Kisha Ortodokse mbehtet e hapur për bashkëpunim si edhe vuri theksin tek shqetësimi lidhur me mos zbatimin e disa pikave të marrëveshes.

lajmi 2