16 shtator 2015

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Dizdari, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit z. Servet Gura, realizoi një vizitë pune në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Në këtë vizitë, përfaqësuesit e KSHK-së u pritën nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj.

Z. Dizdari shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga z. Bruçaj dhe kërkoi vijimin e bashkëpunimit me KMSH-në, përmes veprimtarive dhe projekteve të përbashkëta.

Kryetari Bruçaj, nga ana e tij uroi zotin Dizdari për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e Komunitetit Mysliman për bashkëpunim mes dy institucioneve.