Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, viziton komunitetet fetare të Korçës

 

Korçë, 22 shtator 2015 – Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet z. Ilir Dizdari, i shoqëruar nga anëtarët e Komitetit, z. Servet Gura dhe z. Artan Kosti, zhvilloi një vizitë në komunitetet fetare lokale të qytetit të Korçës.  

Takimin e parë të kësaj vizite, z. Dizdari e zhvilloi me Myftiun e Korçës, z. Haxhi Qazim Muçi, në ambientet e Myftinisë. Gjatë takimit, z. Dizdari, u interesua për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Myftinisë dhe shprehu rëndësinë dhe rolin që ai komunitet luan në jetën sociale të qytetit të Korçës. Në vijim, përfaqësuesit e Komitetit takuan edhe Mitropolitin e Korçës, hirësi Joanin, në ambientet e Selisë së Mitropolisë. Gjatë bisedës me Mitropolitin, z. Dizdari, shprehu rëndësinë dhe rolin e besimit në vetëdijesimin e shoqërisë. Nga ana e tij, hirësi Joani falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe, ndër të tjera theksoi se bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve fetare në Korçë është në nivele të lartë.

Më pas, përfaqësuesit e Komitetit, vizituan edhe Medresenë e Korçës, ku u pritën nga drejtori i Medresesë z. Sami Ekiz. Gjatë takimit, z. Dizdari u shpreh se këto institucione arsimore luajnë një rol të rëndësishëm në mirëarsimimin e brezit të ri dhe, gjithashtu, përkrah arsimit cilësorë që ato ofrojnë, janë shndërruar në institucione ku të rinjtë edukohen me vlerat më të lartë morale dhe virtytet më të çmuara njerëzore. Kryetari i Komitetit i shprehu drejtorit të Medresesë gatishmërinë e tij në mbështetje të kryerjes se këtij misioni të shenjtë.

KMSH lajm   KOASH dokument   Medreseja lajm a   medreseja lajmi 1   medreseja lajmi 2   medreseja lajmi