Tiranë, 24 shtator 2015 – Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, zoti Ilir Dizdari ka vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të uruar drejtuesit e këtij komuniteti dhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në këtë vizitë kryetari ishte i shoqëruar edhe nga anëtarët e Komitetit z. Servet Gura dhe znj. Florida Jahollari.

Gjatë takimit me drejtuesit e këtij komuniteti, z. Dizdari, në mesazhin e tij theksoi se kjo festë ka në thelb të saj sakrificën dhe solidaritetin me të tjerët. “Kjo ditë nxit për më shumë falje, tolerancë, mirëkuptim dhe për të treguar një solidaritet më të madh me ata qytetarë që ndihen në nevojë dhe që kanë me shumë nevojë për mirësi dhe solidaritet”, u shpreh kryetari i Kulteve.

Në vijim të vizitave të urimit, përfaqësuesit e Komitetit Shtetwror të Kulteve, ishin për vizitë e dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u priten nga kreu i këtij Komunitetit Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Gjatë vizitës në KBB, z. Dizdari uroi të gjithë besimtarët për Kurban Bajramin dhe bëri thirrje për më shumë barazi në këtë ditë të shenjtë, me shpresën se kjo festë do të sjellë  mbarësi dhe të mira për të gjithë.

Lajm