Tiranë, 22 shtator 2015 – Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, zoti Ilir Dizdari dhe anëtari i Komitetit z. Servet Gura morën pjesë në programin festim të organizuar nga Medreseja e Tiranës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zoti Dizdari iu përcolli mesazhin e tij të urimit për gjithë besimtarët myslimane dhe përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit në këtë veprimtari. Në fjalët e tij, ai u shpreh se “Medreseja e Tiranës, ndër vite ka arsimuar breza të tërë që i kanë shërbyer vendit me dashuri e përkushtim”. Duke shtuar më tej, ai tha se, “ky institucion arsimor, përkrah një arsimi cilësor, i edukon brezat e rinj me vlerat më të larta të moralit dhe virtytet më të çmuara të humanizmit”. “Sa më shumë nxënës arsimohen në këto shkolla, ne shohim se aq më shumë ulet numri i njerëzve me vese dhe me sjellje të dëmshme për shoqërinë ”, tha z. Dizdari.

Gjithashtu, në këtë veprimtari ishin të pranishëm, Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Sportit, Prefekti i Qarkut të Tiranës, zoti Sadi Vorpsi, përfaqësues të bashkësive fetare, prindër dhe nxënës të Medresesë.

Lajm 2  Lajm 3  Lajm  Lajm 1