Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet

Kryetari

Klodjan BULKU

Z. Klodjan Bulku lindi në Tiranë, në vitin 1986. Që prej tetorit 2021, ai shërben në detyrën e Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Kultet, detyrë në të cilën u emërua pas një karriere të gjatë në fushën e drejtësisë dhe administratës publike.

Z. Bulku u diplomua me titullin “Jurist” në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Sociale, pranë “Albanian University”, në Tiranë, në periudhën 2006-2010. Gjithashtu, në vitin 2014, ai mbrojti titullin “Avokat” dhe ushtroi këtë profesion për disa vite. 

Në vitet 2018-2019, z. Bulku ka kryer studimet pasuniversitare në “Université de Montpellier”, në Francë, ndërsa ka kryer një sërë trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Zoti Bulku është i martuar dhe ka një djalë.