Bektashinjte mars 2018.

20 mars 2018

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet mori pjesë në Simpoziumin “Vepra e Imam Aliut mes traditës dhe modernes”, organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ku merrnin pjesë studiues vendas e të huaj.

Në fjalën e saj, Znj. Aliko, duke iu referuar mësimeve të Imam Aliut mbi thjeshtësinë dhe përulësinë, theksoi se, sot më shumë se kurrë, këto mësime janë aktuale në kuadrin e flukseve migratore. Vullneti i mirë dhe politikat e drejta qeveritare, drejtuar emigrantëve me etni dhe përkatësi të ndryshme fetare, duhet të jenë parësore për ruajtjen e ekuilibrave dhe bashkëjetesës.