foto 2     foto 3

 

5,6 nëntor 2018

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, së bashku me dy anëtarët, z. Artan Kosti dhe z. Servet Gura, zhvilloi një vizitë dy-ditore pune në Maqedoni, ku u prit nga Drejtori i Komisionit për Marrëdhëniet me Komunitetet Fetare dhe Grupet, z. Darijan Sotirovski dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takimin e zhvilluar, përveç shkëmbimit reciprok të përvojave, u hodh ideja e krijimit të një rrjeti bashkëpunimi në nivel rajonal.

Gjatë vizitës dy-ditore të punës në Shkup dhe Ohër, përfaqësuesit e KSHK-së u njohën nga afër me ushtrimin e të drejtës së besimit në Republikën e Maqedonisë dhe u kryen vizita në objekte kulti, muzeume, etj.