23 nëntor 2018

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe anëtarja e KSHK-së, znj. Florida Jahollari, morën pjesë në aktivitetin artistiko-fetar dhe panairin e bamirësisë, të organizuar nga Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në mjediset e Universitetit “Bedër”, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj.
Në fjalën përshëndetëse, znj. Aliko vuri në dukje rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla në edukimin dhe brumosjen e ndjenjave kombëtare tek rinia e vendit, në gjurmët e figurave patriotike fetare. Ajo përgëzoi Zyrën e Gruas të KMSH-së për iniciativat e dobishme dhe mesazhet sensibilizuese që përcjell.
3