28 shkurt

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, mori pjesë sot në konferencën shkencore “25 vite Drita Islame”, në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman, revistës “Drita Islame”.

Në këtë përvejtor jubile të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, kryetari i KMSH-së Haxhi Skender Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, Kryemyftiu i Kosovës Hafiz Naim Tërnava, Myftiu i Gostivarit Hafiz Shaqir Fetahu, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe të bashkësive fetare, klerikë, akademikë, profesorë, studiues, besimtarë, etj.