ZK1A9443-1
ZK1A9503-1024x560

6 nëntor 2019

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, ishte pjesë e panelit hapës të Konferencës me temë: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Në fjalën e saj, Znj. Aliko analizoi faktorët e aktorët e mundshëm që ndikojnë në rritjen e qëndrueshmërisë dhe ripërtëritjes së komuniteteve lokale për të përballur fenomenet e ekstremizmit fetar dhe plagët sociale. Ajo, në emër të Komitetit Shtetëror për Kultet, vlerësoi këtë iniciativë dhe shprehu gatishmërinë institucionale për të mbështetur projektet konkrete në këtë drejtim.