

25 janar 2017
Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, e shoqëruar nga anëtarët e këtij Komiteti, z. Artan Kosti, zhvilloi një takim në Manastirin e Shën Vlashit, në Durrës, me Mitropolitin e Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikollën.
Në këtë takim, Kryetarja e KSHK-së u njoh me veprimtarinë dhe funksionimin e Akademisë Teologjike, Jetimores, etj, si dhe me disa probleme të pronësive fetare të zonës.
Në fund të bashkëbisedimit u shpreh dëshira për të zhvilluar takime të tjera në të ardhmen.