Shtufi 2 Shtufi 1

17 mars 2017

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, e shoqëruar nga anëtarët e këtij Komiteti, z. Artan Kosti dhe z. Lirim Neziraj, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e KOASH, Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësinë e tij Dhimitri dhe z. Orfea Beci. Takimi pati në qendër të tij çështjet e pronësisë së kishave të zonës, por dhe nismat e ndërmarra nga Komiteti dhe qeveria shqiptare për përshpejtimin e proceseve të ndryshme mbi mbarëvajtjen e punëve të bashkësive fetare. Znj. Aliko siguroi se po bëhen ndërkohë të gjitha përpjekjet e nevojshme, që brenda kuadrit ligjor të KSHK-së, të ndërmerren hapa konkretë në dobi të bashkësive fetare.

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet zhvilloi gjithashtu një takim në Teqenë e Shtufit, me Baba Skënder Dervishin, ku u diskutuan tematika që lidhen me besimin fetar bektashian të zonës, si dhe u njoh nga afër me ecurinë e punimeve të teqesë së re.