26 janar 2017

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri, z. Medlir Mema gjatë të cilit u bisedua mbi veprimtarinë dhe misionin e kësaj kishe, si dhe mbi aktivitetet që pritet të organizohen në vijimësi nga kjo kishë.

Po sot, Kryetarja e KSHK-së, znj. Loreta Aliko, priti në takim përfaqësuesin e “Baha’i”-t, z. Payam Peyman, i cili bëri një prezantim të shkurtër të veprimtarisë aktuale të kësaj shoqate.