23 janar 2017

Në Selinë e Kryepeshkopatës në Tiranë, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, e shoqëruar nga anëtari i këtij Komiteti, z. Artan Kosti, zhvilloi një takim me Mitropolitin e Elbasanit, Hirësi Andonin.

Pasi falënderoi për takimin, Mitropoliti i Elbasanit foli për disa shqetësime pronësie, për prona të Kishës që përdoren nga subjekte të tjera, por njëkohësisht shprehu kënaqësinë për gatishmërinë e KSHK-së në mbështetje të nevojave të besimtarëve.

Kryetarja e KSHK-së, nga ana e saj, garantoi prezencën dhe kontributin konkret të institucionit që ajo drejton në mbarëvajtjen e punëve të të gjitha besimeve fetare në vend.