22 gusht 2019

Me rastin e Festës së Shenjtë të Bektashinjve, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, së bashku me anëtarët Lirim Neziraj e Artan Kosti, ishin të pranishëm në pelegrinazhin e përvitshëm në Malin e Tomorrit.
Në fjalët e rastit të mbajtura nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, dhe të pranishëm të tjerë, u dhanë mesazhe paqeje, bekimi e tolerance, duke vlerësuar se, aktivitete si pelegrinazhi i Malit të Tomorrit, përcjellin vlera të vyera të besimit fetar.