Kryetarja e KSHK-së përshëndet Asamblenë e Përgjithshme të VUSH.

Në datën 19.01.2017, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, së bashku me anëtaren e Komitetit, Znj. Florida Jahollari, morën pjesë në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Në këtë Asamble, znj. Aliko, mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën theksoi marrëdhëniet e mira dhe gjithnjë e në rritje midis institucioneve, misioni i të cilave është ruajtja dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëjetesës ndërfetare. Puna e përditshme e kishave ungjillore është e lidhur direkt me familjen, të rinjtë, me arsimin e brezave të rinj, mbeshtetje për shtresat në nevojë, për familjet e ngujuara, ndihmë në fushën e shëndetësisë etj.

Znj. Aliko siguroi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke kaluar dhe në nivel konkret pune nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

Në përfundim, znj. Aliko, i uroi punime të mbara  kësaj Asambleje.

 

IMG-20170124-WA0002