10 janar 2019

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko mori pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Studimet Islame(ISCON), e cila u zhvillua në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane.
Konferenca me temë: “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”, mblodhi së bashku studiues nga vende të ndryshme të botës, akademikë, përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe studentë.
Në fjalën e saj, Kryetarja e KSHK-së, znj. Loreta Aliko, vuri në dukje se gratë përfaqësojnë një kontingjent të çmuar për çdo sistem politiko – ekonomik, për vetë bagazhin e tyre intelektual, për intuitën e natyrshme që mbartin, për energjitë e pashtershme që posedojnë”, duke theksuar më tej se fuqizimi i gruas mbetet parësor për zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse dhe për përshpejtimin e rritjes ekonomiko – sociale.