20 mars 2019
Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe Anëtarja znj. Florida Jahollari, morën pjesë në sesionet e zhvilluara me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
Në fjalën e saj, znj. Aliko falënderoi VUSH për kontributin që jep në jetën arsimore, kulturore e shoqërore të vendit, duke vënë në dukje gjithashtu nivelin e lartë të bashkëpunimit mes KSHK-së dhe VUSH-it, në zbatim të kuadrit ligjor të Komitetit Shtetëror për Kultet.
Në punimet e këtij viti, kjo Asamble zgjedh Kryetarin dhe Anëtarët të Komitetit Drejtues të VUSH.