Durrës, 28 shkurt 2018

Me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të VUSH-it, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe Anëtarja znj. Florida Jahollari, morën pjesë në sesionet e zhvilluara. Në fjalën e saj, znj. Aliko vuri në dukje nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe marrëdhëniet e mira mes KSHK-së dhe VUSH-it, si shprehje e garantimit të së drejtës kushtetuese të lirisë në vend dhe në zbatim të kuadrit ligjor të Komitetit Shtetëror për Kultet.