Universiteti Beder

5 prill 2018

Konferenca e Parë Ndërkombëtare në Shkencat Islame me temë: “Sfidat e myslimanëve në shoqërinë e shekullit XXI” mblodhi sot akademikë dhe personalitete të ndryshme, në mjediset e Kolegjit universitar Bedër, në Tiranë.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko u ndal në politikat mbështetëse të institucionit që ajo drejton, në sigurimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimit në vendin tonë, duke theksuar se sfidat me të cilat përballen myslimanët dhe fetë e tjera sot, janë pjesë e një mozaiku sfidash të shoqërisë, përfshirë këtu edhe ato të politikave qeveritare lidhur me fetë.