4-5 shkurt 2020

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe Anwtari z. Artan Kosti ishin të ftuar në Konferencën e nivelit të lartë “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”, e cila shënoi aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së. Në këtë konferencë, që u zhvillua në Tiranë, morën pjesë delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore shqiptare, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj. Në të u diskutua gjerësisht për kontributin shqiptar pёr shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer fetare, si dhe mbi sfidat aktuale mbi luftën kundër antisemitizmit, duke shqyrtuar edhe mundësitë e ndërveprimit mes shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të promovuar vlerat e tolerancës fetare.