Njoftojmë se, Komiteti Shtetëror për Kultet, në kuadër të Projektit të ndërmarrë që në fillim të vitit 2019, me titull:“Menaxhimi i territorit dhe forcimi i bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe bashkësive / shoqatave fetare”, ka parashikuar që, gjatë muajve Maj – Qershor 2019, të kryejë udhëtime në Qarkun e Kukësit dhe të Dibrës, përkatësisht në Njësitë administrative të qyteteve: Has, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Peshkopi, Klos e Mat.