Tiranë, 08 shtator 2015 - Mbyllet me sukses takimi 28-të Ndërkombëtar ‘Paqja Është Gjithmonë e Mundshme’, eventi ndërkombëtar që këtë vit përzgjodhi si ndalesë të radhës Shqipërinë.

Me mbjelljen e një peme ulliri nga përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri, në atë që do të shndërrohet në parkun e besimit, u organizua ceremonia përmbyllëse e “Lutjes së paqes 2015”, një aktivitet që në 3 ditë e shndërroi Tiranën në kryeqendrën e besimit.

Pas përfundimit të konferencave me tema të ndryshme që zgjatë tre ditë, 4000 mijë përfaqësues nga e gjithë bota dhe mijëra qytetare kane zhvilluar marshimin e paqes pasditen e së martës ne kryeqytet. Marshuesit janë ndalur ne qendër pranë Piramidës, ne skenën e përgatitur per mbylljen e aktivitetit. Prezentë gjate marshimit kane qenë Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe shumë politikanë të lartë të qeverisë shqiptare, ku të gjithë së bashku pavarësisht besimeve të ndryshme fetare u lutën për paqe e dashuri, duke dëshmuar në këtë mënyrë vlerat më të rralla shqiptare, mikpritjen, paqen, harmoninë dhe tolerancën fetare.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, zoti Bujar Nishani, u shpreh se “Shqipëria është një shembull frymëzues, ndoshta dhe unik, ashtu sikurse shprehej i madhi Indro Montaneli, duke i ndjellur fjalët se: kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah, ku vendi, njerëzit ecin me njëri-tjetrin dhe pavarësisht të qenit të ndryshëm në besim, dëshirojnë dhe duan paqen dhe lirinë. Kështu kanë udhëtuar shqiptarët në histori krah për krah që kur harta e tyre fetare, mori nuancë mozaiku, duke përjetuar diversitetin, si diçka individuale të brendshme dhe shpirtërore”.

DSC_8513 a      DSC_8741 a