Xhemati Ahmedi.2018

 

23 gusht 2018

Me rastin e Kurban Bajramit, Organizata “Humanity First”, dega e Gjermanisë, në bashkëpunim me Xhematin Musliman Ahmedia të Shqipërisë, ofroi ndihma për 100 familje në nevojë të Tiranës, duke shpërndarë pako me mish. Në këtë event mori pjesë Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, Znj. Loreta Aliko, e cila falënderoi organizatën “Humanity First” dhe Xhematin Musliman Ahmedia të Shqipërisë për këtë ndihmesë.

Presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë, Samad Ghori falënderoi Znj. Aliko, si dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë së Tiranës, për praninë dhe bashkëpunimin e tyre.