Vlorë, 24 shtator 2015 – Anëtari i Komitetit Shtetëror për Kultet z. Artan Kosti, uron ne emër të Komitetit, Myftiun e Vlorës, zotin Hito Shahaj, me rastin e Kurban Bajramit.

Pasi i ka transmetuar Myftiut të Vlorës urimet në emër të Kryetarit, z. Ilir Dizdari, u interesua për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Myftinisë në atë zonë, për marrëdhëniet me drejtues të pushtetit vendor si edhe me ata të bashkësive të tjera fetare. Nga ana e tij, Myftiu falenderoi përfaqësuesin e KSHK-për praninë  dhe bashkëpunimin e deri tanishëm me Komitetin.

Në pritje, ishin të pranishëm përfaqësuesit e Kishës Ordokse dhe të Adiinstraturës Apostolike të Jugut, si edhe drejtues të pushtetit vendor.

Vlore 1 lajm