OSBE radikalizmi shkurt 2018,

26 shkurt 2018

Në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, përfaqësues të Komitetit Shtetëror për Kultet morën pjesë sot në Konferencën “Parandalimi dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm”, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte krijimi i platformave për rritjen e ndërgjegjes dhe trajtimin e çështjeve delikate që kanë të bëjë me ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm.