Me iniciativë të Qendrës Kombëtare të Koordinimit  kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ambasadës hollandeze në Tiranë, në datë 4 qershor 2018, u organizua Konferenca Rajonale me temë: ” Së bashku në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” ku morën pjesë edhe përfaqësues të KSHK. Në këtë konferencë u vu theksi në nevojën e sinkronizimit dhe koordinimit të masave parandaluese mes aktorëve shtetërorë, fetarë dhe të shoqërisë civile, për shmangien e këtij fenomeni shqetësues në shkallë botërore.