3 maj 2018

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Bedër”, Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Shkollën e Lartë “Logos”, organizuan Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Shqipëria, model i bashkëjetesës ndërfetare për Europën?”. Në sesionin e parë me temë: “Bashkëjetesa e feve dhe e besimeve në Shqipëri”, ku moderatore ishte Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, u shpreh vullneti i përbashkët për forcimin e kësaj vlere të traditës shqiptare nëpërmjet bashkëpunimit gjithëpalësh.

Në fjalën e saj, znj. Aliko theksoi se politikat qeveritare mbështesin çdo iniciativë në këtë drejtim.