DSC_9709

21 – 22 gusht 2017

Me rastin e pelegrinazhit në nder të Abaz Aliut, në Malin e Tomorrit, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, së bashku me disa anëtarë të këtij komiteti, mori pjesë në festën e organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Bashkia e Çorovodës.

Në prani të qindra besimtarëve, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj mbajti fjalën e rastit, duke i uruar ata për festën e rëndësishme fetare dhe duke vënë në dukje se vendi i shenjtë, Teqeja e Kulmakut në malin e Tomorrit ka vlerë të veçantë në ripërtëritjen e familjes shqiptare.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Presidenti Meta, i cili vuri në pah vlerat atdhetdashëse të bektashinjve.

DSC_9796 DSC_9863 DSC_9754 DSC_9722