DSC_0199

Me rastin e Pelegrinazhit në malin e Tomorrit në datat 20-25 gusht 2018, me ftesë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Znj. Aliko dhe Z. Neziraj përfaqësuan Komitetin Shtetëror për Kultet në këtë aktivitet, ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Aliko vuri theksin tek vlerat patriotike të bektashinjve, që krahas komuniteteve të tjera fetare të vendit, kontribuojnë në forcimin e klimës paqësore  të bashkejetesës.