Me ftesë të Akademisë Evropiane të Fesë, nga data 4-6 Dhjetor 2016, në Bologna, znj. Aliko, mori pjesë  në veprimtarinë lancuese të saj, si përfaqësuese e Shqipërisë dhe e KSHK, midis pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës: Italia, Franca, Anglia, Gjermania, Rusia, Maroku, Tunizia, Greqia, Austria, SHBA, etj.

Kjo Akademi që krijohet nën kujdesin dhe ndihmën e BE, me mbështetjen e Qeverisë Italiane, Universitetit të Bolonjës dhe Fondacionit për Shkencat Fetare, ka për qëllim vendosjen e një rrjeti pune dhe shkëmbimi iniciativash e idesh, mes shoqërive akademike, qendrave kërkimore, departamenteve të ndryshme, mediave etj. në fushën kërkimore të  fesë  dhe besimeve të ndryshme fetare.

Mesazhi përcjellës i kësaj veprimtarie, nën dritën e zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, është ai i paqes, dialogut ndërfetar, drejtësisë, integrimit të emigrantëve në jetën shoqërore e ekonomike, duke konsideruar shumëllojshmërinë e besimeve fetare si vlerë pasuruese për një kohezion të plotë shoqëror, arsimimit me vlera të sakta shkencore etj.

IMG_0278