Studiues nga Gjermania, vizitojnë Komitetin e Shtetëror për Kultet

Tiranë, 21 tetor 2016 – Studiues gjermanë nga Instituti për Studime Politike dhe Sociale në landin e Baden-Ëuerttemberg në Gjermani zhvilluan një vizitë në Komitetin Shtetëror për Kultet. Studiuesit u pritën nga Kryetarja e Komitetit znj. Loreta Aliko dhe anëtarët z. Servet Gura dhe Artan Kosti.

Në këtë takim studiuesit e ardhur nga Gjermania kanë shprehur interes të veçantë për rolin e Komitetit dhe kontributin që jep ky institucion në garantimin e ushtrimit të lirisë së besimit në vend, si dhe për historikun dhe zhvillimin e institucioneve të besimit në Shqipëri.

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, zj. Aliko, i njohu miqtë nga Gjemania me historikun e institucionit dhe rolin që ai ka në garantimin e ushtrimit të lirisë së besimit në vend.

Më pas biseda u përqëndrua në bashkëbisedim, ku studiuesit gjermanë shprehën interes të veçantë për ringritjen e institucioneve të besimit që në vitet e para të vendosjes së sistemit demokratik dhe rolin që ka luajtur Shteti shqiptar në këtë proces. Gjithashtu, ata ishin shumë të interesuar për të mësuar më shumë rreth harmonisë fetare që ne gëzojmë.

per tekst  Per tekst 2