19 nëntor 2018

Në datë 19 nëntor 2018, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Aliko, ishte pjesë e delegacionit përfaqësues nga Shqipëria, që u prit në Udiencë nga Papa Françesku. Kjo pritje, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, kurorëzon mbylljen e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Në këtë pritje ishin të pranishëm autoritete shtetërore dhe fetare.