Znj. Aliko, Kryetare dhe znj. Jova, Anëtare  pritën, në datë 12 qershor 2018, në mjediset e Komitetit Shtetëror për Kultet, një grup përfaqësues të Caritas – Piemonte të Italisë, të përbërë nga laikë dhe klerikë. Ata u interesuan për misionin dhe aktivitetin e institucionit, rolin e tij në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes shtetit dhe feve në vend. Miqtë e huaj vlerësuan shembullin pozitiv të harmonisë fetare në Shqipëri.