08 maj 2017

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko zhvilloi një takim me Raportuesin Special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. Ahmed Shaheed, gjatë të cilit u bisedua mbi lirinë e besimit fetar në Shqipëri, rolin dhe mbështetjen e shtetit në këtë proces dhe problematikat që mund të hasen në këtë fushë. Në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu Kooordinatori i Përhershëm i Komberve të Bashkuara, z. Brian J. Williams, ekspertja e OKB-së për të Drejtat Njerëzore, znj. Maken Tzeggai, si dhe anëtarët e KSHK-së, znj. Jahollari dhe z. Kosti.